Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Del njoftimi për besimtarët myslimanë/ Vendi i faljes së Kurban Bajramit

Del njoftimi për besimtarët myslimanë/ Vendi i faljes së Kurban Bajramit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar besimtarët myslimanë mbi ditën e faljes së namazit të Kurban Bajramit.

Nëpërmjet një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook, KMSH-ja bën të ditur se falja e Kurban Bajramit do të jetë në datën 16 qershor, ditën e dielë, në “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, në orën 06:00.

Në kushtet kur Xhamia e Namazgjasë vijon të jetë e mbyllur, e teksa Sheshi Skënderbej, po ashtu dhe sheshi Nënë Tereza janë zënë nga Bashkia e Tiranës për të kënaqur sportdashësit për Euro 2024.

Duket se duke zënë të gjitha sheshet askush nuk ka menduar për një festë të rëndësishme të kalendarit islamik, siç festa e Kurban Bajramit, duke i lënë kështu besimtarët myslimanë që të falen në rrugë.

– Hapja e programit, Ejup Lila

– Lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

– Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

– Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

– Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

– Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja

Gjithashtu, pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Prev Post

Ura e Goricës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë

Next Post

Pelegrinët muslimanë vazhdojnë udhëtimin shpirtëror me vizitën në malin Arafat

post-bars

Leave a Comment