Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 OBSH: 2.7 mln njerëz vdesin çdo vit në Evropë nga alkooli dhe duhani

OBSH: 2.7 mln njerëz vdesin çdo vit në Evropë nga alkooli dhe duhani

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot u bëri thirrje qeverive të vendosin rregulla më të rrepta për produktet e dëmshme për shëndetin, pasi hulumtimet kanë treguar se rreth 2.7 milionë njerëz në Evropë vdesin çdo vit nga duhani, alkooli, ushqimi i përpunuar dhe lëndët djegëse fosile.

Siç shkruan The Guardian, në raportin e saj, OBSH thekson se industria e duhanit, alkoolit dhe ushqimit të përpunuar kanë një efekt të dëmshëm në shëndet dhe janë të lidhura me vdekjen e parakohshme, për shkak të kushteve potencialisht fatale si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën Hans-Henri Kluge tha se taktikat e marketingut të industrive, të cilat minojnë përpjekjet e vendeve për të trajtuar problemet shëndetësore të njerëzve, përfshijnë mashtrimin e konsumatorëve me pretendimet e rreme për përfitimet e produkteve të tyre ose kredencialet e tyre mjedisore.

Një raport i ri tregon se duhani, lëndët djegëse fosile dhe alkooli janë përgjegjës për më shumë se 7,400 vdekje çdo ditë në 53 vende evropiane.

“Pavarësisht rreziqeve shëndetësore, vetëm një pjesë e vogël e vendeve evropiane e kanë ndaluar pirjen e duhanit në vende publike, ndërsa përpjekjet për t’i bërë produktet e dëmshme më pak tërheqëse përmes paketimit të thjeshtë, taksimit të alkoolit dhe etiketimit të ushqimit gjithashtu nuk janë zbatuar në shumicën e vendeve”, thuhet në raportin e OBSH-së.

OBSH vlerëson se duhani shkakton më shumë se një milion vdekje në vit, 10 për qind e të gjitha vdekjeve në Evropë.

Alkooli shkakton më shumë se 400,000 vdekje në vit dhe më shumë se 350,000 njerëz vdesin çdo vit nga konsumimi i tepërt i mishit të përpunuar, pijeve me sheqer dhe ushqimeve të yndyrshme dhe të kripura.

/euronews

Prev Post

Rritet numri i turistëve në Kosovë, kryesojnë Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra

Next Post

Japonia miraton ligjin kundër monopolit nga Apple dhe Google

post-bars

Leave a Comment