Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shqiptari i parë nga Kosova që u zgjodh eurodeputet

Shqiptari i parë nga Kosova që u zgjodh eurodeputet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, në Kosovë, Besnik Tahiri ka njoftuar se Adnan Dibrani është zgjedhur eurodeputetet në Suedi, duke fituar një vend në Parlamentin Evropian.

Tahiri në një postim në “X” ka shkruar se Adnani po bëhet shqiptari i parë nga Kosova i zgjedhur në Parlamentin Evropian.

Më herët ai ka qenë deputet në Suedi dhe anëtari i Asamblesë së Këshillit të Europës, ku përfaqësonte shtetin skandinav.

“Adnani është nga Mitrovica dhe ka emigruar në Suedi në vitet e 90-ta, ku kishte një angazhim të madh si qytetar aktiv. Ai ishte deputet në Suedi dhe gjithashtu anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Tahiri.

/euronews

Prev Post

Zgjedhjet në BE: Cilët janë fituesit dhe humbësit në Bruksel

Next Post

Brenda muajit nis puna për zgjerimin e aksit Tiranë-Durrës

post-bars

Leave a Comment