UNICEF: 9 nga 10 fëmijë në Gaza luftojnë me mungesë serioze ushqimore
Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se 9 nga 10 fëmijë në Gaza luftojnë me mungesë serioze ushqimore dhe se ushqyerja e pamjaftueshme rrit rrezikun e jetës.
UNICEF publikoi raportin e tij lidhur me “mungesën ushqimore tek fëmijët”.
Në raport njoftohet se në të gjithë botën 181 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç përballen me mungesë serioze ushqimore, duke shtuar se këta fëmijë kanë 50 për qind më shumë rrezik të preken nga dobësia ekstreme që ka rrezikshmëri për jetën.
Ndër të tjera theksohet se 65 për qind e këtyre fëmijëve jetojnë në 20 shtete dhe se shumica e 64 milion të prekurve nga mungesa serioze ushqimore ndodhen në Azinë Jugore, ndërsa pjesa tjetër e fëmijëve të prekur janë në Afrikën Sub-Sahariane.
Puthuajse gjysma e rasteve paraqiten në familjet e varfra, njoftohet në raportin ku tërhiqet vëmendja se në të njëjtën kohë gjithashtu një faktor janë edhe sistemet ushqimore të cilët nuk mund të sigurojnë produkte ushqyese për fëmijët.
Në raport vihet theksi se sipas tablosë së zbuluar pas 7 tetorit, 9 nga 10 fëmijë në Gaza luftojnë me mungesë serioze ushqimore dhe se ushqyerja e pamjaftueshme rrit rrezikun e jetës.
Situata në Gaza tregon se familjet nuk mund të përballojnë nevojat ushqimore të fëmijëve të tyre, theksohet në raportin ku nënvizohet se situata ka parqitur pasoja të tmerrshme për fëmijët.
Po ashtu në raport qeverive u bëhet thirrje që të ndërmarrin hapa për të penguar mungesën ushqimore tek fëmijët.
/AA