Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Superkompjuteri parashikon fituesin e Euro 2024/ Shanset për Shqipërinë janë minimale

Superkompjuteri parashikon fituesin e Euro 2024/ Shanset për Shqipërinë janë minimale

Kombëtarja shqiptare e futbollit është nën ethet e Euro 2024 që zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrik në Gjermani. Topi fillestar është ‘në fushës’ e analizave dhe parashikimeve, ndërsa një gjë të tillë ka bërë edhe agjencia e specializuar e statistikave, “Opta”.

Superkompjuteri i tyre në bazë të të dhënave nga ecuria e ekipeve ka treguar se shanset më të mëdha i ka Anglia që në Berlin të ngrejë trofeun e kampionit me 19.9 përqind.

Pas Tre Luanëve vjen Franca me 19.1 përqind dhe më pas Gjermania. Në vendin e katërt Spanja dhe në të shtatin Italia, kundërshtarët e Kombëtares në Grupin B.

Shqipëria me 0.2 përqind shanse është në vendin e parafundit dhe lë pas vetëm Gjeorgjinë. Në fund është fusha e lojës që jep verdiktet, ndërkohë që në futboll kanë qenë të shumta surprizat.

/S.DH/Shqiptarja.com

Prev Post

Kosova dhe Turqia marrëveshje për formimin e komitetit ekonomik JETCO

Next Post

Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës! Gjurmët mund t’i çojnë arkeologët në zbulimin e të katërtit

post-bars

Leave a Comment