Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Universiteti CIT, nisi sot Konferencën e 4-të Ndërkombëtare

Universiteti CIT, nisi sot Konferencën e 4-të Ndërkombëtare

Universiteti CIT, ka nisur sot Konferencën e 4-të Ndërkombëtare (ICITTBT) me temë “Mënyra e Jetës së Re: Kalimi i Horizonteve në Inteligjencën Artificiale, Robotikë, Siguri Kibernetike, Qytete të zgjuara dhe Ekonomi Digjitale”.

Kjo konferencë është një ngjarje novatore që sjell së bashku ekspertë dhe inovatorë nga e gjithë bota për të diskutuar dhe eksploruar përparimet më të fundit në fushën e teknologjisë.

Mbi 25 vende pjesëmarrëse në konference, me përfaqësues të fushave të ndryshme, nga arsimi, biznesi, dhe shkenca. Nga fjalimet informuese e deri te diskutimet interaktive të panelit, kjo konferencë ofron një mori njohurish dhe perspektiva pioniere mbi teknologjitë dhe praktikat e biznesit që po formësojnë botën tonë.

Në ceremoninë e hapjes ndër të tjerë ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Rexhep Meidani, e shumë figura të tjera me zë në vendin tonë.

Kjo konferencë nuk duhet humbur nga të gjithë të interesuarit për progresin dhe risitë e teknologjisë në botë dhe në vendin tonë. Keni mundësinë ta ndiqni dhe drejtpërdrejtë në rrjetet sociale të Universitit – Canadian Institute of Technology.

Prev Post

“Gjuha në bashkëkohësi”/ Sfidat me të cilat përballet shqipja

Next Post

Takimi Erdoğan-Kurti: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

post-bars

Leave a Comment