Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 INSTAT: 1.4 mln vizitorë në vendin tonë për muajin prill

INSTAT: 1.4 mln vizitorë në vendin tonë për muajin prill

Këtë vit, Shqipërinë po e vizitojnë më shumë njerëz. Në 4 muajt e parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë më shumë se 2.3 milionë të huaj, ose 30% më shumë se filliminvitin e kaluar.

Sipas INSTAT, vetëm në muajin prill, ishin 794 mijë vizitorë të huaj, të cilët bashkë me 610 mijë shtetasti shqiptarë që erdhën nga vendet të ndryshmë regjistruan një fluks rreth 20% më të lartë se prillin e vitit 2023.

Rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 754 mijë shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore, përkatësisht me 17 mijë dhe 5000 shtetas.

Trendi në rritje i njerëzve që vizitojnë vendin tonë këtë vit është i pritshëm me ofertën që ka shpallur qeveria përmes investimeve në infrastrukurë dhe bizneset private me guida, hotele dhe shërbime ushqimi.

Vetë turoperatorët thonë se sezoni i verës, pritet të arrijë një tjetër pik, me rezervimet që janë mbyllur deri më tani nga hotelet e bujtinat, në vijën bregdetare.

 

/euronews

Prev Post

Spanja njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës me kufijtë e vitit 1967

Next Post

Piktura shqiptare në EURO 2024

post-bars

Leave a Comment