Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kujt i takon përgjegjësia për dëmin nga Inteligjenca Artificiale?

Kujt i takon përgjegjësia për dëmin nga Inteligjenca Artificiale?

Legjislacionet duhet të zhvillohen për të përfshirë specifikisht rastet që lidhen me IA dhe IoT, duke qartësuar përgjegjësitë penale dhe duke siguruar mbrojtje për përdoruesit dhe palët e treta nga dëmet e mundshme.

 

Nadia Elbasani
Avokate, pedagoge, eksperte e ICT

Përgjegjësia penale për dëmin e ardhur si pasojë e veprimeve të pajisjeve të inteligjencës artificiale ose të IoT (Internet of Things) është një fushë në zhvillim që sfidon konceptet tradicionale të përgjegjësisë ndaj dëmit. Përgjegjësia penale ndaj dëmeve që rrjedhin nga pajisjet AI përbën një terren të ri dhe të paprekur ligjor.

Ndërkohë që gjithnjë e më shumë flitet dhe përdoret AI (Inteligjenca Artificiale) dhe IoT (Internet of Things), dëmi që mund të vijë si pasojë e tyre, mbetet ende një pikëpyetje për shumë legjislacione.

Në shumicën e sistemeve juridike, përgjegjësia penale kërkon elementin e “mens rea” ose qëllimit të menduar, që do të thotë se veprimi i dënueshëm duhet të kryhet me një lloj qëllimi, neglizhence ose pakujdesie.

Një shembull kur Inteligjenca Artificiale (AI) mund të shkaktojë një dëm penal është në rastet e makinave autonome (pa shofer). Nëse një makinë e tillë shkakton një aksident që rezulton me dëmtime ose vdekje, mund të shtrohen pyetje rreth përgjegjësisë penale.

Pak kohë më parë, Bashkimi Europian ndërmori një nisëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të strukturuar dhe kornizuar përdorimin e AI, duke vendosur norma të qarta dhe parandaluar keqpërdorimin e teknologjive të avancuara.

Deri më tani, në një fazë drafti, përcaktohet një skemë të detajuar për aplikacionet e konsideruara si “rrezikshmëri e lartë” dhe ngarkohen zhvilluesit e këtyre teknologjive me përgjegjësi shtesë për të garantuar se produktet që përdorin zërin, imazhet dhe tekstet janë të shënuara në mënyrë të qartë si krijime artificiale.

Mirëpo, inteligjenca Artificiale dhe IoT sfidojnë konceptin tradicional të përgjegjësisë penale, pasi AI vepron bazuar në algoritme dhe të dhëna, pa një qëllim të qartë ose ndërgjegje.

Për këtë arsye, disa nga propozimet dhe zgjidhjet ligjore të deritanishme sugjerojnë krijimin e rregulloreve/protokolleve për të vendosur standarde sigurie të dyfishta dhe mbikëqyrjeje që duhet të përmbushen nga prodhuesit e teknologjive AI dhe IoT, për produktin e tyre. Këto standarde do të kërkojnë që produktet AI të jenë të sigurta për përdorim dhe të kenë mekanizma mbikëqyrjeje për të parandaluar dëme të mundshme.

Një zgjidhje e tillë është rruga e vetme se si mund të zgjidhen në formën e duhur ligjore, përgjegjësia penale e dëmeve të ardhura nga AI. Zgjidhja e deritanishme, e përdorimit të ligjit ekzistues për dëmet e ardhura nga AI është e mangët dhe jo e adresuar saktë.

Ndaj, legjislacionet duhet të zhvillohen për të përfshirë specifikisht rastet që lidhen me AI dhe IoT, duke qartësuar përgjegjësitë penale dhe duke siguruar mbrojtje për përdoruesit dhe palët e treta nga dëmet e mundshme.

 

/Revista Monitor

Prev Post

Punonjësit e Google protestojnë kundër kontratës me Izraelin

Next Post

India, vendi ku jetojnë më shumë njerëz në botë

post-bars

Leave a Comment