Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ekspozita “Dhoma e pasme” e piktorit Buron Kaceli në Tiranë

Ekspozita “Dhoma e pasme” e piktorit Buron Kaceli në Tiranë

Galeria e Artit Tiranë (GAT) çeli sot dyert e ekspozitës vetjake të piktorit të mirënjohur, Mjeshtrit të Madh, Buron Kaceli, titulluar “Dhoma e pasme”.

Veprat që piktori ka përzgjedhur për këtë ekspozitë vijnë si një hulumtim i fenomeneve të vetë qytetit, njerëzve, lagjeve, komunave, bashkëjetesës në realitetin e ri në përgjithësi, që nga karakteristikat urbane e deri tek transformimi psiko-social i tij, bashkërenduar kjo me rivizitimin e trashëgimisë kulturore dhe interpretimeve bashkëkohore.

Në vite, veprat e tij janë shquar për interpretim lirik, peizazhe, natyra të qeta dhe kompozime figurash plot dritë, mbushur me ajër dhe zbulime drithëruese që janë shquar në mes të tjerash për interpretime të veçanta. Ato janë shquar për kulturën profesionale dhe rrokjen e guximshme të penelit të brishtë, me ngjyra e akorde piktorike.

Kjo ekspozitë, përveçse feston artin dhe karrierën e gjatë të artistit, nëpërmjet tij, njëkohësisht tenton të kushtëzojë përkatësinë e kulturës popullore si element bashkëkohor urban.

Ekspozitën mund ta vizitoni nga data 12/04/2024 deri në 05/05/2024.

Prev Post

Banka Botërore: Tirana dhe qytetet e mëdha shqiptare, me gjelbërimin më të ulët në rajon

Next Post

Qeveritë Shqipëri-Kosovë, nënshruan marrëveshjen për heqjen e kontrollit gjatë sezonit turistik

post-bars

Leave a Comment