Falja e Fitër Bajramit në Tiranë
Besimtarët myslimanë kanë falur Fitër Bajramin në sheshin “Skënderbej” këtë mëngjes, pas një muaji adhurimi.
Droni na sjell pamje mahnitëse nga riti fetar, ku besimtarët kanë mbushur sheshin.
Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit në orën 06:55 në të gjitha qytetet nëpër xhami e sheshe kryesore.
Në Tiranë, besimtarët kryen faljen e namazit në orën 06:55 në “Sheshin Skënderbej”, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Ceremonia nisi me lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj, dhe fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.
Programi i plotë i Fitër Bajramit:
06:25 – Hapja e programit
06:30 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
06:35 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:45 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli
06:55 – Falja e namazit të Bajramit, prin faljen kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
07:00 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja