Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë

Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë

Helikopterët Black Hawk dhe dronët Bayraktar e 6 avionë EuroFighter F-2000 fluturuan në qiellin e Kuçovës

Baza ‘një aset për rajonin’ është një prej investimeve më madhore të NATO-s në Shqipëri.

“Konsiderojeni këtë bazë si pikë strategjike në mbrojtje të paqes dhe operacioneve të NATO-s’ tha ministri i  Mbrojtjes Niko Peleshi duke shprehur gadishmërinë e Shqipërisë për të vendosur në dispozicion të NATO-s dhe porto Romanon “që së bashku me korridorin 8 i siguron aleancës sonë aksin më të shkurtër të kalimit nga brigjet e Adriatikut në Detin e Zi. Shpresojmë të kemi mbështetjen e aleatëve në këtë project madhor”.

Kryeministri Edi Rama e quajti një tjetër element sigurie në Ballkanin Perëndimor që ‘kërcënohet jo pak nga Rusia”

“Kjo bazë e re taktike ajrore NATO-s do të shoqërohet në vitet në vijim nga baza ajrore detare e NATO-s në Porto Romano, gjë për të cilën po punojmë ngushtësisht me NATO-n e jemi shumë besimplotë se shpejt do të mund t’i gëzohemi lajmit të përfshirjes së këtij projekti në planet e aleancës”

Në përurimin e kësaj baze mbajti fjalim ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major, Arben Kingji, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane, David Wisner, i dërguari nga Ministria turke e Mbrojtjes, ministri Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe presidenti Bajram Begaj. Pak ditë më parë u montuan edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi.

Gjenerali turk Göksel Kahya në hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë tha se kjo bazë do jetë një kontribut për aleancën në sigurinë rajonale dhe globale. Ai tha se Shqipëria është një partner i rëndësishëm dhe strategjik në Ballkan, për paqen dhe stabilitetin e përhershëm.

“Urojmë që baza ajrore e Kuçovës të jetë një ogur i mirë për Shqipërinë dhe aleancën. Shqipëria është zhvilluar pothuajse në çdo fushë vitet fundit. Mes nesh ekziston një miqësi, kjo është një lidhje vëllazërie. Marrëdhëniet janë në nivelin më të lartë. Vendet tona kanë bashkëpunim të shkëlqyer në disa fusha, doemos në fushën ushtarake dhe atë të mbrojtjes. Marrëveshja ushtarake që nënshkruam së fundmi konsiderohet e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Turqia e sheh Shqipërinë si një partner të rëndësishëm dhe strategjik në Ballkan, për paqen dhe stabilitetin e përhershëm. Inaugurimi i kësaj baze është një hap i rëndësishëm në nivelin strategjik për sigurinë  e Shqipërisë dhe NATO-s. Baza ajrore e Kuçovës do jetë kontribut për aleancën në sigurinë rajonale dhe globale. Do jetë avantazh me rëndësi në veprimtaritë ajrore të NATO-s”, tha ai.

Rindërtimi për bazën ajrore të Ku֛çovës nisi në janar të vitit 2022. Ish baza e epokës komuniste u ndërtua me punë vullnetare në vitet 1950. Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s.  Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.

 

 

 

/SI.E./Shqiptarja.com

Prev Post

Censi i Shpendëve Ujorë Dimërues, u regjistruan 66 specie, mbi 114 mijë individë në total

Next Post

Epopeja e UÇK-së, Kosova përkujton 26-vjetorin e rënies heroike të Jasharëve në Prekaz

post-bars

Leave a Comment