Arrin në mbi 30 mijë numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza, shumica gra dhe fëmijë
Më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë dhe mbi 70.000 të tjerë janë plagosur në ofensivën vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë në enklavë.
Zëdhënësi i Ministrisë Ashraf al-Qudra tha se të paktën 79 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga e mërkura.
Sipas zëdhënësit, fëmijët, gratë dhe të moshuarit përbëjnë shumicën e viktimave në Gaza.
Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga një ofensivë ndërkufitare nga grupi palestinez Hamas në tetor.
Rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur nga sulmet izraelit, ndërsa të gjithë përballen me pasiguri ushqimore, sipas OKB-së. Qindra mijëra njerëz jetojnë pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po hyjnë në territor sesa përpara fillimit të konfliktit.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.
/AA