Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Para 127 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Para 127 vjetëve, u botua Abetarja e parë në gjuhën shqipe

Bashkë me lëvizjen për pavarësinë nga Perandoria Osmane, doli në plan të parë edhe çështja e alfabetit shqip. Pa shkruar gjuhën tonë, nuk mund të flitej për rilindje të popullit shqiptar. Ndaj, me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”

Libri AΛFABETARE E GLÚHESE ΣQIP” është përgatitur nga Shemsedin Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa etj., dhe është botuar në Stamboll më 1879. Një kopje e librit, me kapakë kadife të kuqe të shkruar me shkronja ari, i është dhuruar Sulltan Abdyl Hamitit II, i cili ka ditur të flasë shqip.

“Sot është dita, -shkruante Samiu,- q’edhe Shqipëtarëtë të zënë të shkruajën’ e të këndojënë gjuhën’ e tyre, që të mundinë të ruajënë kombinë”.

“Alfabetarja e gjuhës shqipe”, ishte një nga veprimtaritë më të rëndësishme të patriotëve shqiptarë të Stambollit, të cilët më 12 tetor 1879 themeluan “Shoqërinë e të Shtypurit të Shkronjave Shqip”, shoqëri kulturore, që kishte për synim të nxiste zhvillimin e kulturës në gjuhën shqipe. Botuar vetëm pak muaj pas miratimit të alfabetit të Stambollit, është një vepër kolektive. Në të janë përfshirë shkrimet e Sami Frashërit: “Gjuha Shqip” dhe “Dheshkronjë”; të Jani Vretos: “Udhë e të shkruarit të gjuhësë Shqip”, “Për Gjithëçishtënë dhe për Zon’e jetësë edhe për Njerinë, botën’ e vogëlë”, “Numerëmësonjë”; të Pashko Vasës: “Shqypnija e Shqyptârt”, të Koto Hoxhit: “Porosit’ e Tovitit mbë të birë”.  Siç shihet nga përmbajtja, “Alfabetares së gjuhës shqipe” nuk është thjesht një tekst abetareje. Përveç abetares në të përfshihen edhe lëndë të tjera si: gramatikë, histori, aritmetikë, edukatë shoqërore dhe morale.

Në “Alfabetare” trajtohen disa nga problemet më themelore të kohës, në plane të ndryshme: politik, idelogjik, kulturor dhe arsimor që kishte shtruar për zgjidhje Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ky tekst, si rrallë ndonjë tjetër, shkon në unison me ato ngjarje, duke u bërë jehonë, duke zbatuar pjesë të veçanta të programit për kombin dhe shoqërinë.

Çështja e alfabetit shqip do të zgjidhej përfundimisht vetëm me Kongresin e Manastirit, që u mblodh më 14 nëntor 1908, ku u hartua një alfabet i ri me shkronja latine, i cili është alfabeti që përdorim edhe sot.

Tirazhi: prej 20 mijë kopjesh (kujtojmë se ajo u botua 135 vite më parë) që përbën një shifër rekord për çdo lloj botimi, deri në vitet ’40 të shek. të kaluar.

Sasia e faqeve, 136: Është tregues tjetër sasior dhe cilësor i saj. Një vëllim i tillë është ndeshur rrallë në historinë e abetareve shqipe.

Përhapja e saj e gjerë: Teksti u shpërnda të mënyrë të rrufeshme në të gjitha trojet etnike shqiptare, 10 mijë kopje u shpërndanë vetëm në Kosovë. Teksti u botua për shkollat shqipe që do të hapeshin në vazhdim në Shqipëri, por u dërgua dhe në kolonitë shqiptare si në Sofje, Bukuresht, Egjipt etj. Qenia e këtij teksti edhe në shumë biblioteka shtetërore dhe vetjake, është një treguar i përhapjes së gjerë, është tregues i shërbimeve që i solli gjuhës dhe shkollës shqipe.

Përdorimi: Disa shkrime të “Alfabeteres…” u drejtoheshin edhe shqiptarëve të çdo moshe, pa dallim krahine, ideje e feje, për të arritur synimet e mëdha në fushën atdhetare e arsimore- kulturore.

Ndikimi në tekstet e mëvonshme dhe tradita që krijoi: Ajo ndikoi fuqishëm në hartimin e abetareve të mëvonshme, hodhi themelet e teksteve shkollore.

Prev Post

Tirana mirëpret samitin për Ukrainën dhe liderët e Ballkanit! Ja rrugët që do të bllokohen më 28 – 29 shkurt

Next Post

Ura e Kasabashit, monument kulture realizuar nga mjeshtri i arkitekturës osmane

post-bars

Leave a Comment