Zipline i parë në Theth për të gjithë të apasionuarit e aventurës
Parku Kombëtar i Thethit, i gjendur mes Alpeve në veri të Shqipërisë, është shndërruar këto ditë dimri në një panoramë mahnitëse ku bardhësia e dëborës ndërthuret me natyrën.
“Në Theth, zipline i parë në këtë zonë do të jetë gati për të gjithë të apasionuarit e aventurës”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Turistët do të kenë mundësinë e madhe për të kaluar mbi kodrat, lumin e Thethit dhe lugina e Alpeve të Shqipërisë, duke shijuar pamjet e mrekullueshme dhe adrenalinën që ky ZipLine ofron.
Parku Kombëtar i Thethit ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës. Ai është i vizitueshëm në katër stinët, ku në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e dëborës dhe për lojërat aventureske me të, ndërsa vjeshta për ngjyrat mahnitëse dhe begatinë në frutikulturë.
/ KultPlus.com