Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Linja hekurudhore Durrës-Tiranë, ARRSH tregon si do të devijohet trafiku

Linja hekurudhore Durrës-Tiranë, ARRSH tregon si do të devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull.

Përmes një njoftimi, ARRSH thotë se për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve, teksa do të punohet në korsinë e majtë do të lihet korsia e djathtë e lirë dhe anasjelltas.

Po ashtu bëhet e ditur se punimet në fjalë pritet të zgjasin 8 ditë, ndërkohë që ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve

Njoftimi i ARRSH:

⚠️Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull.

🛣️Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve, teksa do të punohet në korsinë e majtë do të lihet korsia e djathtë e lirë dhe anasjelltas.

📆Punimet do të zgjasin 8 ditë, fillojnë ditën e martë, datë 06.02.2024-14.02.2024, dhe do të shoqërohen me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

🦺Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

🙏Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

 

Prev Post

Viti 2024, mund të jetë vit me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë

Next Post

ROZAFA, ndër kalatë më të mëdha në Ballkan: simbol flijimi, qëndrese dhe heroizmi

post-bars

Leave a Comment