Interi fitoi derbin ndaj Juves, shkëputet në krye të Serisë A
Interi triumfoi në derbin e Italisë dhe u shkëput në krye, teksa tani e sheh veten plot 4 pikë para Juventusit dhe me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Ndaj bardhezinjve vendimtar ishte një autogol i Gattit në minutën e 37’, që mori vlerën e tri pikëve për zikaltrit e Inzaghit, të cilët tregojnë edhe njëherë se mbeten skuadra triumfuese.
Juventusi nuk beri shume, për të treguar se është pretendent për titullin.
Pas pësimit të golit, skuadra e Allegrit doli rrallë në gjysmëfushën e Interit, duke tentuar vetëm në disa raste sporadike me Vlahovic.
Massimiliano Allegri, trajner i Juventusit, foli pas humbjes ndaj Interit, duke e pranuar se zikaltrit mbeten favoritë:
“Nuk e di nëse është ndeshja e titullit, ne duhet të bëjmë rrugëtimin tonë. E dinim që Interi është i fortë, pjesa e parë ishte e bllokuar, ata gjetëm golin, ndërsa ne patëm një mundësi të ngjashme në fushë të hapur me Vllahovicin.
Në të dytën ndeshja u hap, ishte më argëtuese për t’u parë. Gjithmonë ka një mbrëmje të keqe gjatë sezonit.”
“Askush në qershor nuk do ta kishte imagjinuar se do të ishim në këtë pozicion në renditje. Pastaj për lojën e gazetarëve është normale të thuash Inter kundër Juventusit, por janë rrugë të ndryshme.
Jemi të zemëruar sepse humbëm një ndeshje që mund të na ngrinte në këmbë. Interi është favorit për Scudetton, nuk kërkon shumë kohë për ta zbuluar dhe do të mbetet i tillë. Milani është 4 pikë prapa, kampionati është ende i gjatë dhe mund të ndidhin ngjarje të paparashikuara.”
/Supersport