Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Dita e 120-të e sulmeve të Izraelit ndaj Gazës/ 27.238 numri i viktimave

Dita e 120-të e sulmeve të Izraelit ndaj Gazës/ 27.238 numri i viktimave

Me 107 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit është rritur në 27.238 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet që Izraeli po kryen që nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës ku popullata është detyruar të qëndrojë në uri dhe pa ujë.

Forcat izraelite në 24 orët e fundit kanë vrarë 107 palestinezë ndërsa kanë plagosur 165 të tjerë në Rripin e Gazës.

Në mesin e personave që humbën jetën ka gra dhe fëmijë, thuhet në lajmin ku informohet se si pasojë e sulmeve janë plagosur edhe dhjetëra palestinezë.

Derisa sulmet e Izraelit vazhdojnë në ditën e 120-të ndaj Gazës, vihet në dukje se zonat industriale dhe ndërtesat e arsimit, përfshirë dhe shumë zona civile të Gazës janë bombarduar në mënyrë intensive nga ajri dhe toka.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 11.500 fëmijë dhe 8 mijë gra janë vrarë 27.238 palestinezë si dhe janë plagosur 66.287 të tjerë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra tha se nën rrënoja dhe në anë të rrugëve ka ende kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite, ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata.

 

 

/AA

Prev Post

Viti 2024 “Viti i Gjuhës Shqipe” / Shqipja rrezikohet nga agresioni i gjuhëve të tjera

Next Post

Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Grand Slam të Parisit

post-bars

Leave a Comment