Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Grand Slam të Parisit
Xhudistja nga Peja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, qytetin ku pas gjashtë muajsh organizohen Lojërat Olimpike Paris 2024.
Krasniqi, e cila garoi në kategorinë deri 52 kg, në finale e mposhti xhudisten britanike Chelsie Giles me wazari.
Deri tek medalja e artë, Krasniqi fitoi pesë përballje, për të marrë për herë të tretë medaljen e artë në Grand Slam, pas asaj të fituar në vitin 2023 dhe në vitin 2020.
28-vjeçarja Krasniqi me këtë medalje fiton 1 mijë pikë në ranglistën botërore, derisa do të forcohet edhe më shumë në pozitën e parë në kategorinë deri 52 kg.
Gjithashtu në Grand Slam të Parisit edhe kampionia tjetër olimpike, Nora Gjakova lufton për medaljen e bronztë në kategorinë deri 57 kg.
/aa