Aplikimet për azil rriten për të tretin muaj radhazi
Sipas të dhënave të Eurostat, pas një ngadalësimi në verë, kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil kanë shënuar sërish rritje në muajt e fundit të vitit 2023.
Në tetor dhe nëntor u shënuan mbi 870 aplikime në një nga vendet e Bashkimit Europian, nga më pak se 700 që ishte numri i tyre gjatë muajve të verës, duke arritur nivelin më të lartë që nga marsi 2013.
Gjithnjë sipas Eurostat, për periudhën janar-nëntor 2023 kishte gjithsej 8,575 aplikime për azil për 11 mujorin nga shtetas shqiptarë në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimet kanë rënë me 29%.
Por, ndryshe nga vitet e kaluar, kur numri më i madh i aplikimeve ishte në verë dhe më pas vinte në ulje, në 2023 tendenca ka qenë e kundërt. Aplikimet kanë shënuar rritje në shtator, tetor e nëntor.
Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për azilantët shqiptarë, duke shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me muajt e verës. E njëjta tendencë u shënua dhe për Gjermaninë, ku pas një rënieje në verë, u konstatua rritje në tetor e nëntor.
Sipas të dhënave të Eurostat, për gjithë 11 mujorin, Franca priti 43% të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania, me 27% dhe 18.5% në Itali.
( Marrë me shkurtime nga Monitor )
/ rtsh.al /