Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Të bërtiturat dhe toni agresiv ndaj fëmijëve mund të jenë po aq të dëmshme sa abuzimi fizik apo seksual

Të bërtiturat dhe toni agresiv ndaj fëmijëve mund të jenë po aq të dëmshme sa abuzimi fizik apo seksual

Studimet e reja nga SHBA dhe Britania e Madhe kanë treguar se të bërtiturat ndaj fëmijëve mund të jenë po aq të dëmshme sa abuzimi fizik apo seksual.

Sipas autorëve të hulumtimit, mënyra agresive sesi mund t’u drejtohemi fëmijëve kishin një ndikim negativ. Prindërit dhe mësuesit janë personat me më së shumti ndikim në sjelljen e të miturve.

Më tej në studim theksohet se disa prej efekteve të abuzimit verbal mundet që të zgjasin gjatë gjithë jetës së fëmijës. Abuzimi mund të krijojë efekte emocionale dhe psikologjike ku përfshihet rritja e zemërimit, keqpërdorimi i substancave, depresionin dhe vetëdëmtimin.

Studiuesit thonë se duhet të ketë një mënyrë më të mirë për të përcaktuar abuzimin verbal. Aktualisht, katër kategori përfshijnë abuzimin e fëmijëve: abuzimi fizik, abuzimi seksual, abuzimi emocional dhe neglizhenca.

B.V/Shqiptarja.com

Prev Post

Tubim në mbështetje të Palestinës

Next Post

Ndryshimet klimatike dhe cënimi zonave të mbrojtura ulin numrin e shpendëve të ujit në Shqipëri

post-bars

Leave a Comment