Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovës.
Lajmin ajo e ka dhënë nëpërmjet platformës X shoqëruar me disa foto gjatë takimit me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed.
Sipas Osmanit, marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar.
“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, shkruar Osmani në platformën X.