Rriten blerjet online, INSTAT: Çfarë porosisin më shumë gratë dhe burrat
83,1 % e popullsisë 16 – 74 vjeç në Shqipëri janë përdorues të rregullt të internetit.
Të dhënat e gjeneruara nga Anketa e Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit gjatë vitit 2023, kanë nxjerr në pah se 99,8 % e individëve kanë përdorur celularin për të hyrë në internet. 28,2 % laptopin dhe 27,4 % kompjuterin.
Interneti është përdorur si për argëtim si dhe për një sër shërbimesh që kanë të bëjnë me shëndetin, veprime bankare, komunikim por edhe blerje.
Ekspertët e institutit të statistikave me anë të anketës kanë nxjerr në pah se blerjet onlinë në vitin 2023 janë rritur me 3,8% në raport me vitin 2022.
38,5 % e popullsisë së grup-moshës 16 – 74 vjeç kanë kryer blerje onlinë në 2023.
Rroba, këpucë dhe aksesorët zënë peshën më të madhe të produktev të blera në internet me 88,8 % ndjekur nga shërbimet e dërgimit në shtëpi nga restorantet, fast food dhe shërbimet katering me 40,3 %.
Sa i përket blerjeve nëpërmjet internetit, sipas gjinisë, gjatë vitit 2023 shohim se gratë kanë blerë më shumë produkte për kujdes personal , “produkte shtëpiake” si dhe “ilaçe/suplemente/vitamina” ndërsa burrat kanë shfaqur preferenca më shumë në blerjet për: “pajisje elektronike për shtëpi”dhe “kompjuter/tabletë/celularë,etj.”/euronews.al