Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shtegu turistik malor mes Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut Grupi që po punon për më shumë promovim të këtij shtegu shprehet se është në një pjesë të mirë të rrugëtimit, për të nxitur të apasionuarit të fillojnë të planifikojnë aventurën e ngjitjes malore për vitin 2024.

Shtegu turistik malor mes Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut Grupi që po punon për më shumë promovim të këtij shtegu shprehet se është në një pjesë të mirë të rrugëtimit, për të nxitur të apasionuarit të fillojnë të planifikojnë aventurën e ngjitjes malore për vitin 2024.

Shtegu ndërkombëtar i turizmit malor në rajonin ndërkufitar midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është kthyer tashmë në një destinacion të turizmit rajonal.

Eventi final i High Scardus Trail me partnerë lokalë, operatorë dhe ekspertë të turizmit, shënoi përfundimin e punës zhvillimore të produktit, si edhe përmbylljen me sukses të sezonit të parë të shtegut.

Ky shteg përbëhet nga gjashtë parqe kombëtare dhe një total prej 495 km shtigjesh. High Scardus Trail shtrihet përmes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ku, përveç panoramës fantastike, e tillë është edhe mikpritja e banorëve vendas për miqtë dhe këdo që përshkon këtë shteg.

Eksploratorët e High Scardus Trail, prezantohen me turizmin e natyrës dhe aventurës duke i promovuar në botë bukuritë e kësaj zone të Ballkanit në mënyrën më të mirë të mundshme për të ndarë mikpritjen, bujarinë dhe panoramën plot ngjyra.

Grupi që po punon për më shumë promovim të këtij shtegu shprehet se është në një pjesë të mirë të rrugëtimit, për të nxitur të apasionuarit të fillojnë të planifikojnë aventurën e ngjitjes malore për vitin 2024./TRT Balkan

Prev Post

Gazeta e parë në tokat shqiptare: ‘Iskodra’ e vitit 1868, ku asnjë fjalë nuk ishte shqip!

Next Post

Xhamia e namazgjasë dhe rrugëtimi për ndërtimin e saj

post-bars

Leave a Comment