Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Margariti: Digjitalizimi i Kullës Veneciane, ndër punët e mira për 2023-shin

Margariti: Digjitalizimi i Kullës Veneciane, ndër punët e mira për 2023-shin

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndau në rrjetet sociale imazhin e Kullës Veneciane. Ministrja kujtoi se kulla e Durrësit, nga një objekt i braktisur dhe i dëmtuar nga tërmeti, është kthyer jo vetëm në një qendër informimi për historinë dhe trashëgiminë, por edhe në një nga hapësirat më të preferuara të fëmijëve.

“Restaurimi dhe digjitalizimi i Kullës Veneciane, si pjesë e programit EU4Culture është një nga punët e mira të Ministrisë së Kulturës për vitin 2023”, u shpreh Margariti.

Kulla Veneciane është pjesë e kalasë së Durrësit, e cila në mesjetë konsiderohet si një nga fortesat më të fuqishme të bregut perëndimor të Adriatikut. Në gjysmën e parë të shekullit të XV-të kur Durrësi ishte nën pushtimin e Venedikut, kulla u rindërtua dhe mori pamjen e sotme. Kështjella e Durrësit është shpallur monument kulture, që në vitin 1948.

Kulla veneciane, në zemër të Durrësit, iu nënshtrua restaurimit pas tërmetit të fortë që goditi këtë qytet nëntorin e 2019-ës. Falë programit EU4Culture, kulla “flet” përmes programeve teknologjike multimediale./ atsh / KultPlus.com

Prev Post

Netflix realizon serialin e ri dokumentar mbi jetën e Aleksandrit të Madh, kur do të nis transmetimi

Next Post

Kriza në Detin e Kuq

post-bars

Leave a Comment