Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Prishtinë, mbahet marshi me moton “Stop Femicidit”

Prishtinë, mbahet marshi me moton “Stop Femicidit”

Dhjetëra gra kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Qeveria e Kosovës në Prishtinë kundër vrasjes së grave me moton “Stop Femicidit”.

Nën organizimin e organizatës “Artpolis”, u mbajt paraprakisht një performancë artistike e quajtur Fluska e Shpresës (Hope Bubble).

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, “Vrasësit e grave në burg”, “Boll ma”, “Kurrë mos nënvlerësoni fuqinë e një gruaje”, ishin disa nga pankartat që gratë marshuese mbanin në duar.

Nertila Qarri-Gërguri tha se janë mbledhur për t’i thënë stop femicidit, për t’i thënë stop vrasjes së grave dhe shtypjes së tyre.

Ajo tha se kërkojnë dënim maksimal për kriminelët përkitazi me ligjin dhe se femicidi, mizogjenia e maskuliniteti toksik vazhdojnë ta terrorizojnë vendin.

“Jeta e grave cenohet çdo ditë, në shtëpi, në rrugë, në punë, në hapësira publike dhe private. Është momenti i fundit që institucionet tona dhe shoqëria ta trajtojë me seriozitetin më të lartë vrasjen e grave dhe dhunën sistematike dhe të shumëfishtë ndaj tyre. Vrasja e Liridona Ademajt ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të sistemit patriarkal”, theksoi Qarri-Gërguri.

Ky marsh vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së Liridona Ademaj me porosi nga bashkëshorti i saj në një fshat të Prishtinës. Kjo ngjarje tronditi opinionin publik në Kosovë, për të cilën reaguan edhe udhëheqësit më të lartë të shtetit, duke kërkuar nga autoritetet dënim meritor për kryerësit e krimit.

 

 

 

/AA

Prev Post

Arti i grabitur nga nazistët dhe rezistimi i Gjermanisë për kthim

Next Post

“New Atlas”, cila do të jetë kulla Multifunksionale e Tiranës

post-bars

Leave a Comment