Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 8 metra në vit, qyteti ku bie më shumë borë se kudo tjetër në botë

8 metra në vit, qyteti ku bie më shumë borë se kudo tjetër në botë

Qyteti Aomori, në veri të Japonisë, është vendi ku bien më shumë reshje dëbore në botë.

Sipas portalit “Lugares de nieve”, në këtë qytet me gati 300 000 banorë bien mesatarisht 8 metra borë në vit, shumica midis janarit dhe shkurtit.

Zona të tjera të Japonisë, veçanërisht ishulli verior i Hokkaido, regjistrojnë sasi reshjesh dëbore edhe më të larta, me deri në 15 metra borë në vit, por jo në qytet.

Sasia e borës që bie në këto zona i ka bërë ato që të jenë nga më të përgatiturit për të përballuar efektet e saj. Në fakt, ata arrijnë të ruajnë linjat e tyre hekurudhore falë një sistemi që çon ujë të ngrohtë në shinat e trenit.

Japonia është vendi i dytë me më shumë resorte skish në botë. Në total, arkipelagu japonez ka më shumë se 500 vende për të ushtruar këtë sport.

Nuk është për t’u habitur që Japonia ka pritur dy herë Lojërat Olimpike Dimërore. / KultPlus.com

Prev Post

Letërsi Kontakt | Fan Noli ‘O Flamur gjak, o flamur shkabë’

Next Post

“Thërret Prizreni mori Shkodër” – Historia e këngës dhe autorët e parë të saj

post-bars

Leave a Comment