Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Zbulohen 8 kopshte private të palicensuara në Tiranë, kontrolli pas dhunës nga edukatorja kundrejt fëmijës 3-vjeç

Zbulohen 8 kopshte private të palicensuara në Tiranë, kontrolli pas dhunës nga edukatorja kundrejt fëmijës 3-vjeç

Nisur nga ngjarja e rëndë e dhunimit të një fëmijë vetëm  3-vjeç nga  edukatorja në një kopsht privat në Tiranë , ministrja e Arsimit Ogerta  Manastirliu  njoftoi këtë të hënë se është ngritur një Task Forcë për arsimin parashkollor që do të monitorojë kopshtet .

 

Ministrja zbuloi numrin e subjekteve të palicensuara dhe tha se do të ketë gjoba dhe masa deri në pezullim aktiviteti.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E ARSIMIT

 

“8 subjekte jopublike (kopshte) rezultojnë të mos kenë aplikuar pranë MAS për licensimin përkatës dhe 2 subjekteve i është refuzuar licensimi, për të cilat inspektorët në DPAP po kryen verifikimet e nevojshme dhe në përfundim do të merren masat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.”

 

Manastirliu foli edhe për  një reformë të  re në arsimin parASHKOLLOR që do të nisë zbatimin e menjëhershëm.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E ARSIMIT

 Rishikimin e plotë të paketës së akteve ligjore e nënligjore (pra do të referohen përgjegjësi të reja të ofruesve të shërbimeve në çerdhe dhe kopshte; procedurat e hapjes/mbylljes dhe standardeve të infrastrukturës dhe mirërritjes që duhet të plotësojnë institucionet e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve të grupmoshës 0-6 vjeç);Standardet të reja të kujdesit, edukimit dhe arsimimit të fëmijëve deri në 6 vjeç, në institucionet e arsimit parashkollor, me fokus rishikimin e kurrikulës dhe mbështetjen edukatorëve/mësueseve në arsimin parashkollor.Forcimin e strukturës së inspektimit dhe instrumentave të monitorimin dhe veprimtarisë së subjekteve ofrues të shërbimeve parashkollore.

 

 

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu kërkoi edhe bashkëpunimin e prindërve për të rritur sigurinë dhe cilësinë ne kopshte dhe çerdhe./vizionplus.tv

Prev Post

“Zelosos por Buenas Renovables”: Tirana, kryeqyteti mbresëlënës i

Next Post

Studimi: Ecni 5000 hapa në ditë, mjaftueshëm për të qëndruar të shëndetshëm KOMENTE

post-bars

Leave a Comment