Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Euronews”: Alpet Shqiptare mes 13 vendeve më të bukura për ski në Evropë

“Euronews”: Alpet Shqiptare mes 13 vendeve më të bukura për ski në Evropë

Nga Shqipëria në Poloni, Evropa ka një mori destinacionesh të përshtatshme për ski dhe për t’u eksploruar, shkruan gazetarja Katy Dartford në një artikull të publikuar në euronews.travel me qendër në Bruksel.

Kur imagjinoni skijimin në Evropë, të parat që ju vijnë në mendje jane Alpet, duke kaluar nëpër Francë, Zvicër, Austri dhe Itali.

Por, kontinenti ka shumë destinacione alternative që ofrojnë peizazhe dhe kultura unike, dhe disa nga masivet malore më të bukura në botë.

Alpet Shqiptare janë renditur mes 13 vendeve më të bukura për ski në Evropë.

Bjeshkët e Nemuna

“Bjeshkët e Nemuna”, një vargmal në gadishullin e Ballkanit perëndimor, thuhet se ofrojnë një nga vendpushimet më të mira për ski në Evropë.

Kufiri malor midis Malit të Zi dhe Shqipërisë veriore, i njohur gjithashtu si Alpet Shqiptare pret vizitorë gjatë sezonit dimëror.

Sipas folklorit vendas, “Bjeshkët e Nemuna” u krijuan nga djalli kur u lëshua nga ferri për një ditë të vetme të keqe.

Sipërfaqja e pjerrët shkëmbore dhe akullnajat e mëdha thuhet se të kujtojnë “Alpet Dolomite” italiane dhe praktikisht të padepërtueshme gjatë verës me vetëm një seri kalimesh të larta që lidhin një numër të vogël fermash fermash në lugina.

Këtu ndihesh larg, shumë larg Evropës së shekullit të XXI.

Si pjesa më e lartë e të gjithë Alpeve Dinarike, të cilat kalojnë zig-zag në të gjithë gadishullin e Ballkanit perëndimor, “Bjeshkët e Nemuna” ofrojnë linja të pjerrëta skijimi nga majat, si Maja e Jezercës me pamje mahnitëse të Shqipërisë veriore, Kosovës dhe verilindjes së Malit të Zi.

Pikat turistike më të bukura janë rreth luginës së Valbonës dhe Thethit.

Këtu mund të qëndroni në shtëpitë pritëse ose në një nga bujtinat dimërore.

Nuk ka opsione “apres-ski”, për aktivitete pas skive, por mund të ngroheni duke provuar rakinë e kumbullës të bërë në shtëpi, një pije tradicionale shqiptare. //a.i/

Prev Post

Paralajmërim dramatik nga Gaza: Kjo është ajo që Izraeli hedh në spitale

Next Post

Net/Rrjet sjell edicionin e XI me ‘Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor’

post-bars

Leave a Comment