Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Rritet në 10.569 numri i të vrarëve në Gaza nga sulmet izraelite

Rritet në 10.569 numri i të vrarëve në Gaza nga sulmet izraelite

Është rritur në 10.569 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit që nga 7 tetori në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra në konferencën për media informoi lidhur me humbjet e jetëve dhe dimensioneve të krizës humanitare si pasojë e sulmeve izraelite që vazhdojnë.

Al-Qudra tha se në 27 masakra që Izraeli ka kryer në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 241 persona. Ai vuri në dukje se në sulmet izraelite që nga 7 tetori e deri më tani numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 10.569 persona, përfshirë 4.324 fëmijë dhe 2.823 gra.

“Në sulmet e ushtrisë izraelite janë plagosur 26.475 persona”, tha Al-Qudra duke shtuar se sulmet e Izraelit janë rritur edhe ndaj punonjësve të shëndetësisë në Rripin e Gazës.

49 për qind e të vrarëve në rajonet jugore të Gazës për të cilat pretendohet se janë “të sigurta”

Al-Qudra nënvizoi se 49 për qind e të vrarëve në 24 orët e fundit janë nga rajonet jugore të Rripit të Gazës për të cilët ushtria izraelite pretendon se janë “rajone të sigurta”.

Duke informuar se deri më sot nga sulmet izraelite janë vrarë 193 punonjës të shëndetësisë, Al-Qudra tha se 120 objekte shëndetësore janë vendosur nën objektivin e Izraelit dhe se janë bërë të papërdroshme 45 ambulanca.

Energji elektrike për kujdesin intensiv dhe sallat e operacionit në spitale

Zyrtari palestinez tha se krahas shërbimeve të urgjencës nëpër spitale po përpiqen të sigurojnë me gjeneratorë energji elektrike për kujdesin intensiv dhe sallat e operacioneve. “Kërcënimi i pushtuesit izraelit ndaj spitaleve vazhdon duke u rritur. Po vendos në rrezik jetën e mijëra të sëmurëve dhe të plagosurve duke vazhduar me insistim edhe kërkesën për evakuimin e spitalit të fëmijëve Rantisi”, deklaroi Al-Qudra.

Për të parandaluar kërcënimet e Izraelit, Al-Qudra kërkoi nga OKB-ja dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq që të rrisin praninë e tyre nëpër spitale dhe hapjen e korridorit urgjent dhe të sigurt humanitar për hyrjen e produkteve mjekësore dhe karburantit për Rripin e Gazës.

 

/AA

Prev Post

OBSH: Rreth 160 fëmijë po vriten në Gaza çdo ditë

Next Post

Paralajmërim dramatik nga Gaza: Kjo është ajo që Izraeli hedh në spitale

post-bars

Leave a Comment