“200 libra me vlerë ballkanologjike”, pasurohet biblioteka Sotir Kolea
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Tetorit të Librit organizoi ceremoninë e dhurimit të librave me vlerë ballkanologjike nga Ambasade Turke, të cilat do të jenë në funksion të lexuesit dhe studiuesit.
Pjesa dërrmuese janë të karakterit historik, ka gjithashtu dhe studime kulturore.
Qendra Sotir Kolea do të pasurohet me koleksionin prej rreth 200 librash të dhuruar nga Ambasade Turke në funksion të Sallës Orientale të leximit.
“Gjithë koleksioni do të vijë duke u pasuruar, dhe ky është padyshim një kontribut i rëndësishëm. Këtu ka mjaft libra me vlerë për historinë Osmane për kulturën Osmane ka dhe për Turqinë moderne,” – u shpreh Pirro Misha.
Çelja e ekspozitës pranë Bibliotekës Kombëtare me botimet e dhuruara u bë në prezencën e Ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük./euronews.al