Shkrepjet e fotografes së parë grua në Mitrovicë, Myzejene Zymi, do të ekspozohen në Muzeun e qytetit në nëntor
Myzejene Zymi ishte fotografja e parë grua në Mitrovicë. Shkrepjet që kanë ngrirë kujtime e ngjarje, aparatet dhe veglat e saj të punës, gjatë nëntorit do të ekspozohen në Muzeun e qytetit.
Ekspozita përveç që do të ofrojë një perspektivë të re në muzeologjinë kosovare dhe vë në pah përfshirjen e grave në fushat e artit dhe artizanateve, prezanton Mitrovicën si një qytet të pasur me histori dhe kulturë të zhvilluar.
Projekti udhëhiqet nga Fitore Bala Bucaliu, përfituese e këtij viti në thirrjen publike për art dhe trashëgimi kulturore, bën të ditur ministri i kulturës, Hajrulla Çeku. / KultPlus.com