Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Tuma e Kamenicës, vizitorët e huaj të mahnitur nga historia

Tuma e Kamenicës, vizitorët e huaj të mahnitur nga historia

Sitet arkeologjike në Shqipëri po thithin gjithmonë e më shumë turistë, kryesisht të huaj. Një ndër to është Tuma e Kamenicës, e cila është e aksesueshme në një pjesë të saj për vizitorët që duan të njihen me fakte dhe prova për mënyrën e jetesës së hershme në këto vendbanime. Shpjegimet për këtë sit i jep specialisti i fushës.

“Ja vlen te quhet një sit arkeologjik multifunksional kemi dhe një kuadrat të veçuar që e kemi detajuar me hollësi për të realizuar arkeologjinë eksperimentale. Duke nisur me aplikimin e nxënësve të gjithë shkollave, do e aplikojmë në sloganin arkeologu i vogël, të cilat do i mësojnë nxënësit si behet gërmimi arkeologjik, si dokumentohet deri në botimin e saj. Aty mësojnë e qeramikën, si është bërë në periudha të ndryshme kohore,” – u shpreh arkeologu Lorenc Cenolli.

Disa turistë të huaj të ardhur nga Suedia, u mrekulluan teksa e vizitonin këtë sit arkeologjik. Për ta është eksperiencë unike, pasi siç ata tregojnë në vendin ku jetojnë nuk kanë mundësi të njihen me të tilla fakte.

– Advertisement –

“Vij nga Suedia, kam dashur të vij në Shqipëri për afro 20 vite por këtë vit u bë e mundur. Jam kënaqur, njerëz mikpritës, ushqim shumë i mirë dhe ky vendi sot është mrekulli. Të shohësh gjithë monumentet e kulturës këtu dhe gjetjet, nuk të ndodh çdo ditë,” – tha një grua.

“Është hera e parë në Shqipëri për ne. U kënaqa duke parë sesi fëmijët bënin lakror dhe merreshin me poçeri. Gjithë muzeu është i veçantë dhe eksperienca është fantastike, jam i mahnitur,” – u shpreh një burrë.

“Përshtypjet fantastike. Ne Suedi nuk kemi mundësi të shohim të tilla objekte dhe është interesante ecja nëpër muze. Uroj të vij përsëri,” – tha një tjetër.

Fakti që Tuma e Kamenicës mbart shumë vlera historike dhe kulturore, ka bërë që fëmijë të shkollave të ciklit të ulët të njihen nga afër me të dhe të demonstrojnë për vizitorët mësimet e marra.

“Mësuam si të hapim varret, të shohim kockat e njerëzve me pare, ilirëve, paraardhesve tanë, mësuam për poçerinë, si të gatuajmë, shtëpia që më parë jetonin njerëzit, që ishin endacakë, të tilla,” – u shpreh një vajzë.

Tuma e Kamenicës është vendvarrim prehistorik është monument kulture i llojit arkeologjik ku janë zbuluar rreth 425 skelete dhe 3600 objekte. Kjo tumë është më e madhja e gjetur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan./euronews.al

Prev Post

Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB

Next Post

Studimi: Kafshët më shumë i frikësohen njeriut sesa luanit

post-bars

Leave a Comment