Studimi i dinamikës së elektroneve/ 3 shkencëtarët fitojnë çmimin “Nobel” në Fizikë
Çmimi Nobel i këtij viti në Fizikë i është dhënë Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier për punën e tyre mbi “metodat eksperimentale që gjenerojnë pulsime drite attosekondë për studimin e dinamikës së elektroneve në materie”.
Eksperimentet e tyre “i kanë dhënë njerëzimit mjete të reja për të eksploruar botën e elektroneve brenda atomeve dhe molekulave,” tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave teksa shpalli çmimin të mërkurën.
Tre laureatët e sapoformuar të Nobelit kanë “demonstruar një mënyrë për të krijuar pulsime jashtëzakonisht të shkurtra drite që mund të përdoren për të matur proceset e shpejta në të cilat elektronet lëvizin ose ndryshojnë energjinë”, tha Akademia.
Çmimi i fizikës vjen një ditë pasi hungaro-amerikanja Katalin Karikó dhe amerikani Drew Weissman fituan çmimin Nobel në mjekësi për zbulimet që mundësuan krijimin e vaksinave mRNA kundër COVID-19.
Shpalljet Nobel do të vazhdojnë me çmimin e kimisë të mërkurën dhe çmimin e letërsisë të enjten.
Çmimi Nobel për Paqe do të shpallet të premten dhe çmimi i ekonomisë më 9 tetor.
Çmimet mbajnë një çmim në të holla prej 11 milionë korona suedeze, afërsisht 950,000 euro, të nxjerrë nga një amanet i lënë nga krijuesi i çmimit, shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1896./euronews.al