Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Siç njofton Zyra e Presidentes, në takim janë diskutuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë kundër Kosovës.
Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së akteve të tilla.
Sipas presidentes Osmani, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht në menaxhimin e situatës aktuale, por edhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.
Në takim me ambasadorin Angılı, presidentja Osmani ka theksuar edhe përkushtimin e Kosovës për thellimin e raporteve bilaterale dhe intensifikimit të bashkëpunimit në politikën e jashtme me Türkiyen.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Türkiyes bëri të ditur së fundmi se Ankaraja do të bëjë përpjekjet e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe në Kosovë./aa.com.tr
Prev Post

Misteri i pemës së mbjellë nga Naim Frashëri, e habitshme se si edhe sot ende lulëzon

Next Post

Kosova më në fund pranohet në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar

post-bars

Leave a Comment