Për herë të parë do të organizohet Panairi i Librit për Fëmijë
Për herë të parë do të organizohet Panairi i Librit për fëmijë,.
Organizata ETEA, njofton se është e gatshme të organizojë ngjarjen kulturore për fëmijë, panairin e librit, që do të fillojë më 4 tetor.
Hapja e tij do të bëhet në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, me fillim nga ora 12:00.
“A jeeeni gaaati për një aventurë magjike në ngjarjen më të re kulturore që ju takon ekskluzivisht—vetëm juve!?”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ETEA-së.
Ndërkaq, ky panair do të zgjatë katër ditë, pra 4-7 tetor. /KultPlus.com