Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Klasifikimi / Trajnerët që i kanë bërë klubet të shpenzojnë më shumë

Klasifikimi / Trajnerët që i kanë bërë klubet të shpenzojnë më shumë

Pep Guardiola është trajneri i cili gjatë karrierës së tij ka bërë që klubet e tij të shpenzojnë më shumë, duke nisur me Barcelonën, e më tej Bayern Munich e tani Manchester City.

Drejtuesi i klubit Kampion Europe në fuqi kryeson klasifikimin e përpiluar nga tabloidi britanik “The Sun” mbi teknikët më kërkues e të kënaqur nga shoqëritë e tyre.

Por asnjë, në historinë e futbollit, nuk ka shpenzuar për blerjen e lojtarëve të rinj aq sa klubet nën drejtimin e Guardiolës, thuajse 2 miliardë euro. Edhe këtë verë, për të forcuar ekipin, Guardiola kërkoi (dhe mori nga klubi i tij) përforcime të mira, si Mateo Kovacic dhe Josko Gvardiol, blerja më e shtrenjtë në Angli, në merkaton e fundit të transferimeve.

Vetëm në Etihad Stadium, kur mbërriti në 2016, tekniku katalan ka investuar më shumë se 1 miliard euro për blerjen e 50 lojtarëve. Por edhe në të kaluarën, nuk e ka vrarë mendjen për shpenzimet, siç konfirmohet me blerjen e Zlatan Ibrahimovic kur luante për klubin e Barcelonës (më shumë se 70 milionë euro), apo të Arturo Vidal te Bayern Munich (42 milionë).

Pas Guardiolës, por me një karrierë më të gjatë, renditet Josè Mourinho, me diferencë rreth 100 milionë paund (thuajse 120 milionë euro).

Ky hendek justifikohet nga vitet e fundit të “Special One” i cili si tek Tottenham e mbi të gjitha te Roma, i është dashur të kufizojë kërkesat. Duken të largëta kohërat kur ai kënaqej me
nënshkrime luksoze si ai i Paul Pogba dhe Romelu Lukaku.

Në vendin e tretë renditet Carlo Ancelotti (1,6 miliardë euro shpenzime), me një karrierë edhe më të gjatë dhe të suksesshme në klubet më të mëdha europiane, nga PSG te Bayern Munich e deri te Real Madrid, ku këtë verë, Jude Bellingham mbërriti për shifrën rekord 130 milionë.

 

Klasifikimi i shpenzime të trajnerëve

1.Pep Guardiola – 1,98 miliardë euro
2.Josè Mourinho – 1,86 miliardë euro
3.Carlo Ancelotti – 1,63 miliardë euro
4.Massimiliano Allegri – 1,4 miliardë euro
5.Diego Pablo Simeone – 1,21 miliardë euro
6.Manuel Pellegrini – 1,2 miliardë euro
7.Thomas Tuchel – 1,19 miliardë euro
8.Antonio Conte – 1,16 miliardë euro
9.Mauricio Pochettino – 1,15 miliardë euro
10.Jurgen Klopp – 1,13 miliardë euro

 

 

/monitoral

Prev Post

Serbia refuzon t’i kthejë artefaktet e Kosovës

Next Post

Studim: Milingonat e zjarrit të zbuluara në Itali do të përhapen në gjithë Europën

post-bars

Leave a Comment