Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Njihuni me pijen e popullarizuar që ul shtypjen e lartë të gjakut

Njihuni me pijen e popullarizuar që ul shtypjen e lartë të gjakut

Vetëm një gotë lëng frutash në ditë mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

Hipertensioni shkakton pak simptoma dhe mund të mbetet e pazbuluar për vite me radhë, por me kalimin e kohës mund t’i vërë të sëmurët në rrezik për goditje në tru, sulm në zemër dhe pamjaftueshmëri të zemrës.

Me ushqyerjen jo të shëndetshme, stilin e jetesës dhe stresin që mendohet se rrisin shanset e njerëzve për të zhvilluar presion të lartë të gjakut, mjekët shpesh do të përshkruajnë ndryshime në stilin e jetës, si zvogëlimi i marrjes së kripës dhe alkoolit, ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve dhe më shumë ushtrime.

Hulumtimi i ri i kryer në Universitetin e Torontos ka treguar se pirja e sasive të moderuara të lëngjeve të frutave çdo ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.

Në ndërkohë, Blood Pressure UK ka paralajmëruar se deri në dy të tretat e britanikëve nën 50 vjeç mund të jetojnë me hipertension të padiagnostikuar.

Ushqimi i dobët dhe mënyra e pashëndetshme e jetesës kanë bërë që të jetë në rritje numri i të sëmurëve që zhvillojnë hipertension deri në moshën 30 vjeçare, kështu që u rekomandohet të rriturve të të gjitha moshave që ta kontrollojnë rregullisht presionin e gjakut.//inforculture.info

Prev Post

Gjiritli Mustafa Pasha Naili/ Shqiptari osman që sundoi Kretën

Next Post

Shqipëria turistike, “Tirana Photo Festival” mbahet nga data 9-17 shtator

post-bars

Leave a Comment