
Tjetër arritje madhore e Kreshnik Lekës, shpallet kampion bote në ‘masterin’ e peshëngritjes
Kreshnik Leka ka fituar medalje të artë në Botërorin masters të peshëngritjes që po mbahet në Poloni. Shqiptari, njëkohësisht drejtor i klubit shumë sportësh të Teutës, ngriti 119 kilogramë në stilin e shkëputjes në kategorinë 102 kilogramë, në mbi 45 vjeç.
Në stilin e shtytjes Leka ngriti 137 kg në provën e parë dhe u rendit i katërti në dygarësh. Kjo është medalja e dytë e artë në pakë kohë për Kreshnik Lekën, pas asaj në European Masters Games, zhvilluar në qershor.
/Shqiptarja.com