Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kukësi nuk përkujton 35-vjetorin e ekzekutimit të Havzi Nelës! Poeti disident u var në litar nga komunistët

Kukësi nuk përkujton 35-vjetorin e ekzekutimit të Havzi Nelës! Poeti disident u var në litar nga komunistët

Një ditë më parë ishte 35-vjetori i ekzekutimit nga regjimi komunist i poetit kuksian Havzi Nela, por në qytetin e tij nuk u zhvillua asnjë aktivitet përkujtimor nga bashkia apo institucionet e kulturës. I vetmi që sjell në vëmendje vuajtjet e poetit disident është studiuesi Petrit Palushi.

35 vite më parë u ekzekutua poeti disident i Kukësit Havzi Nela, duke shënjuar krimin e fundit të sistemit komunist. Asnjë ceremoni përkujtimore nuk u zhvillua në Kukës, këtë 10 gusht. I vetmi që sjell në vëmendje të publikut jetën e veprën e tij është studiuesi Petrit Palushi, autor i 4 librave për Havzi Nelën. Ata që nënshkruan dënimin me vdekje nuk u gjykuan dhe nuk kërkuan ndjesë.

 

 

“10 gushti është ditë përkujtesë sepse Havzi Nela ishte kundërshtar i hapur i regjimit komunist”, tha ai.

Poezitë e Havzi Nelës janë një autobiografi e vuajtjeve në diktaturë.

Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh  në kampet famëkeqe të diktaturës, vuajti ne burgjet politike të Burrelit, të Spaçit. Me 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut. Pas pluralizmit Havzi Nela u shpall martir i demokracisë, por askush nuk ka mbajtur ende përgjegjësi për ekzekutimin e poetit.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com

https://www.youtube.com/watch?v=fIjBMIiesQA

Prev Post

Shqipëria regjistron 1,7 milion vizitorë vetëm në korrik

Next Post

Nis sot Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

post-bars

Leave a Comment