
Margariti: Cirku Kombëtar dhe Teatri i Kukullave argëtim për fëmijët në Shirokë
Cirku Kombëtar dhe Teatri i Kukullave udhëtuan në fundjavën që lamë pas drejt veriut, duke u dhuruar argëtim e buzëqeshje fëmijëve të Shirokës dhe pushuesve që kanë zgjedhur këtë kënd të mrekullueshëm të Shqipërisë.
Shfaqja u ndoq jo vetëm nga fëmijët, por nga të gjithë të pranishmit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau në rrjetet sociale momente nga shfaqja e “Buzëqeshja je ti”.
“Kjo shfaqje po udhëton nëpër bregun shqiptar si pjesë e kalendarit artistik “KultArt 2023”, organizuar nga Ministria e Kulturës”, tha Margariti.
Arti i cirkut në vendin tonë është i pëlqyeshëm nga të gjitha moshat. Nuk ka një skenë, stadium apo shesh në Shqipëri ku artistët akrobatë nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shfaqur aftësitë e tyre të rralla artistike.

Cirku Kombëtar përfshin në repertorin e tij vlera nga cirku botëror, por gjithashtu edhe vlera tradicionale. Këto vlera pasqyrohen në ilustrimet muzikore, ritmet, veshjet dhe në një masë më të madhe në idetë dhe skenografitë e shfaqjeve./ atsh / KultPlus.com



