Sllovenia nën ujë: Gjendja e jashtëzakonshme në vend për shkak të përmbytjeve, ushtria aktivizoi planin “Vihra”
Sllovenia nën ujë: Gjendja e jashtëzakonshme në vend për shkak të përmbytjeve, ushtria aktivizoi planin “Vihra”
Një pjesë e madhe e Sllovenisë është prekur nga përmbytjet katastrofike. Reshjet e dendura të shiut që nxitën valën e përmbytjeve ende nuk kanë të ndalur. Shumica e reshjeve më të forta do të lëvizin në juglindje të vendit, më pas përgjatë kufirit me Kroacinë në verilindje të vendit.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët e Sllovenisë se në asnjë rrethanë nuk duhet ta kalojnë ujin me vetura, edhe nëse uji duket i cekët.
“Nëse nuk është absolutisht e nevojshme, mos dilni në rrugë, sepse kushtet në rrugë janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Është aktivizuar plani kombëtar i mbrojtjes dhe shpëtimit nga përmbytjet”, shkruan portali 24ur.
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që ranë në një periudhë të shkurtër kohore, disa rrjedha ujore papritmas u ngritën dhe përmbytën sipërfaqe të mëdha. Një alarm i kuq është aktivizuar në pjesën më të madhe të Sllovenisë.
Sipas parashikimit të meteorologut, stuhia është ende larg përfundimit. Përkeqësim të kushteve priten sot në juglindje të Sllovenisë, veçanërisht në zonën e Koçevskit, në zonën e Kolpës dhe Bela Krajinës.
Reshjet do të lëvizin drejt kufirit kroat në drejtim të verilindjes, si dhe drejt zonës së Savinit. Hidrologët presin edhe përmbytje të lumenjve Krka, Sava, Drava dhe Dravinja, si dhe një prurje rekord e Savës në daljen e tij nga vendi.
Siç tha komandanti i mbrojtjes civile Sreçko Šestan, policia ka raportuar në shtabin e disa të vdekurve, por ende nuk ka informacion konkret për rrethanat, thekson ai. Megjithatë, tha se qasja në zonat e prekura është e bllokuar në shumë vende, ndërsa ka edhe probleme me komunikimin.
Shtabi i mbrojtjes civile republikane po mblidhet për të vendosur për hapat e mëtejshëm.
“Situata është serioze,” paralajmëroi ministri i Mbrojtjes Marjan Šarec. Ushtria është në terren dhe plani i veprimit Vihr është aktivizuar.
Kjo siguron aktivizimin e forcave të ushtrisë në rast të fatkeqësive natyrore në shkallë të gjerë dhe siguron ndihmën e ushtarëve në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
Në zonat ku kanë rënë një sasi e madhe reshjesh gjatë orëve të natës ka pasur edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe pa të kanë mbetur rreth 16 mijë konsumatorë. Në shumë vende uji nuk është i pijshëm dhe duhet të zihet, e në disa vende ka mungesë të ujit të ambalazhuar në dyqane./Gazeta e Re