Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Studimi shkencorë: Gjuha shqipe 6 mijë vjeçare, autoktone në Ballkan

Studimi shkencorë: Gjuha shqipe 6 mijë vjeçare, autoktone në Ballkan

Në një artikull të fundit shkencor nga “Science”, përmes përdorimit të metodave të sofistikuara, studiohet origjina e gjuhëve indo-evropiane, përfshirë gjuhën shqipen së bashku me armenishten dhe greqishten. Nga të dhënat e e publikuara vërtetohet se shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropiane që flitet ende.

Për më tepër, kërkimet e kryera kryesisht përmes studimeve gjuhësore kompjuterike konfirmojnë lashtësinë dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe.

Studiuesit kanë kryer edhe studime të ADN-së dhe kanë verifikuar se popullsia shqiptare është autoktone dhe shumë e lashtë në këto troje.

Të dy studimet janë plotësuese dhe përforcojnë njëra-tjetrën, duke vërtetuar përfundimisht shkencërisht se si populli shqiptar ashtu edhe gjuha shqipe janë të paktën 6000 vjeçare dhe autoktone të këtyre trojeve.

Diagramet e pemëve gjuhësore mbështesin një model hibrid për origjinën e gjuhëve indo-evropiane./euronews

Prev Post

Për herë të parë në Botëror, futbollistja e Marokut zbret në fushë me hixhab

Next Post

“New York Times” për Shqipërinë: Vizitorët po dynden, në TikTok krahasohet me Maldive dhe Bali

post-bars

Leave a Comment