Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Musine Kokalari (1917 – 1983) ishte shkrimtare që u burgos nga regjimi komunist: “Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij”

Musine Kokalari (1917 – 1983) ishte shkrimtare që u burgos nga regjimi komunist: “Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij”

Musine Kokalari (1917 – 1983) ishte shkrimtare dhe aktiviste politike në periudhën ndër më të rëndësishmet të zhvillimeve politike në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, para, gjatë dhe pas luftës së Dytë Botërore.

Ajo ishte themeluese dhe figura kryesore e Partisë së parë Socialdemokrate të Shqipërisë, e cila ishte njëkohësisht një prej grupimeve të para domethënëse politike kundërshtare ndaj regjimit enverist.

Rrjedhimisht, Musineja e kaloi pjesën më të mirë të jetës si e burgosur politike dhe e torturuar për shkak të bindjeve të saj demokratike, nga të cilat nuk u zbraps asnjëherë.

Kështu në histori, Musineja ishte ndër të parat intelektuale që e sakrifikoi rehatinë në dobi të përpjekjes për demokraci, si një grua që refuzoi t’i nënshtrohej regjimit të hekurt edhe burrëror. Për më tepër se kaq, Musineja ishte ndër të parat dhe të rallat, që e refuzoi dhe luftoi kategorikisht konformizmin, konservatorizmin dhe totalitarizmin. Ajo u ngrit kundër hegjemonisë e monopolit të partisë-shtet, parti kjo që insistonte në mendim të njëtrajtshëm e në aktivizëm njëdimensional politik, sipas diktatit të partisë, e nën konceptimin nga lart poshtë të mënyrës se si e kuptojmë atdheun, atdhedashurinë dhe të mirën e përgjithshme.

Kur u arrestua më 23 janar të vitit 1946 nga regjimi i Enver Hoxhës dhe u dënua si “sabotuese dhe armike e popullit” nga Gjyqi Ushtarak i Tiranës me 30 vjet burgim (2 korrik 1946), të cilat më pas u reduktuan në 20, Musine Kokalari mbajti këtë qëndrim:

“Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund t’i persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!”/nex.press

Pikturoj piktorja Arjeta Mala

Prev Post

Muzeu Arkeologjik i Korçës, i vetmi muze prehistorik në vend

Next Post

Thëniet e Faik Konicës, aktuale edhe sot

post-bars

Leave a Comment