Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Luiza Gega ngre flamurin shqiptar në Serbi, medalje ari në Kampionatin Ballkanik dhe kualifikim për “Paris 2024”

Luiza Gega ngre flamurin shqiptar në Serbi, medalje ari në Kampionatin Ballkanik dhe kualifikim për “Paris 2024”

Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Atletja shqiptare ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Serbi në disiplinën 3 mijë metra me pengesa.

Medalje e artë dhe super kohë e arritur, pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes. Koha e arritur prej saj është normë kualifikuese për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023.

Me kohën e dhënë së fundmi në Kampionatin Ballkanik, Gega bëhet sportistja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për Paris 2024.

(BalkanWeb)

Prev Post

“The Sun” sugjeron plazhet shqiptare si alternativa më fantastike për pushimet në Mesdhe

Next Post

Luiza Gega vendos “Diktaturën”, merr 3 medalje të arta në kampionatin Ballkanik të Atletikës

post-bars

Leave a Comment