Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ekspozitë e përbashkët e artistëve ballkanas, në Paris

Ekspozitë e përbashkët e artistëve ballkanas, në Paris

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris, është çelur ekspozita “Substrate”, si pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur. Kjo ekspozitë është një projekt i përbashkët i tre artistëve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në ceremoninë e hapjes, ka qenë e pranishme edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti së bashku me homologet e saj; Maja Gojkovic dhe Bisera Kostadinovska Stojchevska.

Ministrja Margariti e ka vlerësuar këtë ekspozitë si një dëshmi që arti dhe kultura janë ura komunikimi mes popujve.

“Bashkë me homologen serbe dhe atë të Maqedonisë së Veriut, u ndalëm në rëndësinë e artit si faktor paqeje dhe zhvillimi ekonomik, por edhe nevojën për më shumë bashkëpunim dhe lëvizje të lirë për komunitetin krijues”, është shprehur Margariti.

Artistët që u bënë bashkë për ngritjen e kësaj ekspozite janë: Driant Zeneli, Kristina Pulejkova dhe Nina Zelkjovic, ndërsa kuratorja e ekspozitës është Claudia Paetzold.

Ekspozita “Substrate” studion aspekte të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të tre vendeve dhe tregon segmente (substrate) të përbashkëta që përfaqësojnë rajonin e Ballkanit të Hapur.

Publiku do të mund ta vizitojë ekspozitën në Paris deri më 12 gusht 2023./ata.gov.a

https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/07/347586092_818765449607400_4741151428055475350_n.jpg

https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/07/347586092_818765449607400_4741151428055475350_n.jpg

Prev Post

Si mund të dallojmë tekstet e shkruara nga IA nga ato njerëzore

Next Post

Tregim këshilues: Dhuratë për njeriun pozitiv

post-bars

Leave a Comment