“The Telegraph”: Shqipëria, ndër vendet më të mira në Ballkan për t’u vizituar
Prestigjiozja britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një shkrim vendeve të Ballkanit i cili dekadat e fundit është kthyer në një mundësi udhëtimi.
Në këtë shkrim ku renditen 10 vendet të cilat sugjerohen për t’u vizituar, “The Telegraph” thekson se vetëm vitin e fundit mbi 4 milionë turistë britanikë e kanë vizituar këtë rajon.
Përveç bregdetit, në shkrim i vihet theksi edhe kulturës dhe historisë së vendit tonë.
Në shkrim theksohet se atje ku shkëlqen, Shqipëria shkëlqen shumë. Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit.
“Parku Kombëtar i Llogarasë strehon një tjetër lloj lartësie shqiptare nën maskën e maleve të larta”, thuhet në këtë artikull.
https://www.telegraph.co.uk/travel/destinations/the-best-balkan-countries-to-visit-this-summer/
/ KultPlus.com