
Po vjen brezi i artë i peshëngritjes, Samoel Rrasa i sjell tjetër medalje Shqipërisë
Rrasa ngriti 116 kilogramë në provën e tij më të mirë. Kuqezinjtë kanë katër medalje nga kjo veprimtari, me sportisten Enkileda Carja që mori tre të arta në kategorinë e vajzave.
Pas sportistes nga Elbasani, është radha e Rrasës për t’u ngjitur në podium dhe vendosur emrin mes fituesve. Duket se e ardhmja e shtangës në Shqipëri është në duar të sigurta, me dy kampionët e rinj që premtojnë për më tej./report-tv.al