Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Sot Kurban Bajrami, besimtarët falin namazin në sheshin Skëndërbej!

Sot Kurban Bajrami, besimtarët falin namazin në sheshin Skëndërbej!

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve. Besimtarët u Mijëra besimtarë u mblodhën sot në sheshin ‘Skëndërbej’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Falja nisi në orën 06:00.

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, teksa uroi besimtarët, theksoi se shpresoj që kjo ditë të shërbejë si një ditë reflektimi për secilin nga ne. Në fjalën e tij, ai u shpreh se shpreson që të jemi më të dashur e miqësor me njëri-tjetrin.

“I lutem Zotit që ky Bajram të shërbejë si reflektim i brendshëm për çdo njeri.  Të bëhemi më të fortë në besim ndaj Zotit, më të dashur e solidarë me njëri-tjetrin. T’u shtrijmë dorën e ndihmës atyre që kanë më shumë nevojë. I lutem Zotit që në botë të mbizotërojë paqja dhe prosperiteti mes popujve”, tha Spahiu.

Një mesazh e pati edhe për situatën në veri të Kosovës, për të cilën tha se vëllezërit shqiptarë duhet të gjejnë durimin për te përballuar këtë situatë dhe provokimet nga pala serbe.

“I lutem Zotit që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë të gjejnë durimin dhe maturinë e duhur për të përballuar situatat e fundit të tensioneve dhe provokimeve në Veri të Kosovës. I lutem Zotit që kombi ynë të përparojë në çdo aspekt. Edhe një herë dua t’i uroj përzemërsisht gëzuar Kurban Bajramin çdo familje shqiptare. Gëzuar”, përfundoi Spahiu.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve muslimanë bashkë me  Fiter Bajramin. Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”. Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit. Po t’a përmbledhim me pak fjalë Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para./report-tv.al

Radio Kontakt ju urojnë dhe një herë, Gëzuar Kurban Bajramin

 

Prev Post

Qendra e parë e Eksperiencës Islame në Holandë synon të thyejë paragjykimet

Next Post

Gruaja e vetme lahutare e Malësisë mahnit Festivalin e Gjirokastrës: Po pakësohemi, po shkojmë drejt zhdukjes

post-bars

Leave a Comment