Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Qendra e parë e Eksperiencës Islame në Holandë synon të thyejë paragjykimet

Qendra e parë e Eksperiencës Islame në Holandë synon të thyejë paragjykimet

Ky institucion u themelua për të shpjeguar fenë islame dhe për të eliminuar paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve

Rotterdam

Me qëllim të thyej paragjykimet, Qendra e parë në botë “Islamic Experience Center” në Holandë, shpjegon Islamin përmes teknologjisë të syzeve të realitetit virtual, hologrameve dhe zërit 8D.

Qendra e hapur në qytetin Roterdam nga Fondacioni i “Islamic Experience Center” (Qendra e Eksperiencës Islame), u themelua dhe përfaqësohet nga Joram van Klaveren, një ish politikan islamofob i cili u konvertua në Islam në vitin 2019.

Ky institucion u themelua për të shpjeguar fenë islame dhe për të eliminuar paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.

Van Klaveren tha për Anadolu se ai filloi të përdorte teknologjinë e lartë për t’ua shpjeguar Islamin nxënësve në shkolla dhe hapi qendrën për shkak të interesit të madh publik.

“Së pari, duam t’i informojmë njerëzit për Islamin. Së dyti, duam t’i zhdukim paragjykimet. Njerëzit, veçanërisht në Perëndim, ndonjëherë kanë ide të çuditshme për Islamin. Kjo është për shkak të mungesës së njohurive. Ne duam ta ndryshojmë këtë me këtë qendër. Së treti, duam që njerëzit të kenë një mirëkuptim të gjerë për njëri-tjetrin”, tha ai.

Van Klaveren ishte anëtar i parlamentit holandez të Partisë së ekstremit të djathtë të Lirisë (PVV) nga 2010 deri në 2014.

Ai dha dorëheqjen pas komenteve raciste të liderit të PVV, Geert Wilders për marokenët dhe themeloi partinë e tij, por nuk arriti të fitonte asnjë ulëse në zgjedhjet e përgjithshme të 2017 dhe u largua nga politika.

/aa.com.tr

Prev Post

Nga Ibn Battuta deri tek Malcolm X: Si e përshkruan Haxhin gjashtë shkrimtarë të famshëm në histori

Next Post

Sot Kurban Bajrami, besimtarët falin namazin në sheshin Skëndërbej!

post-bars

Leave a Comment