Kujdeset për traditën mijëravjeçare. Mirënjohje për shqiptaren 96 vjeçare nga Tuzi i Malit të Zi
96 vjeçe por ka kapur tregun e shitjes së një prej ekonomive me të forta të botës, Amerikës.
Tole Berishaj, nga treva e Tuzit në Mal të Zi, vazhdon të punojë çdo ditë për përgatitjen e xhubletave e çakshirëve. 96 vjeçarja ka një jetë që i është kushtuar veshjes kombëtare.
Nënë Tolja, është edhe artizania e fundit që përveçse ruan historinë tonë, i punon veshjet tradicionale ashtu si dikur.
Pasionin dhe artin e saj, 96 vjeçarja ka vendosur t’ia trashëgojë vetëm një personi të besuar, mbesës, me kushtin që çdo gjë ta punojë me dorë.
Tole Berishaj, është nderuar me tituj nderi nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova./usalbanianmediagroup.com